Detaje të tjera janë bërë publike lidhur me skemën e prostitucionit, ku bënte pjesë dhe Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si “Zogu i Tiranës”.
Mes fotove mund të shohim edhe hyrjen e një qendre estetike, e cila përdorej nga grupi për rekrutimin e vajzave dhe grave.
Ndërkohë Nikaj e ka reklamuar këtë qendër estetike kur ka qenë i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në muajin janar të vitit 2016.
“Do të jetë një qendër estetike unisex. Unë do të mbuloj pjesën e masazheve, kam mbaruar një kurs gjashtë mujor për këtë punë dhe jam profesionist. Ne do të ofrojmë shërbime të shumta si për femra dhe për meshkuj dhe kam ndërmend ta quaj “Te Zogu”,”– thoshte Nikaj në atë kohë.
Ky biznes nuk ka ndonjë tabelë të vënë në mënyrë që të dallojmë. Si dhe nuk figuron asnjë biznes i vendosur nën emrin e Hermes Nikaj në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit të Bizneseve.
Burime nga grupi hetimor bënë me dije se kjo qendër estetike përdorej për të tërhequr shumë prej klientëve.
Këta të fundit josheshin nëpërmjet masazheve, dhoma ku edhe u bëhej e ditur që mund të merrnin shërbime ekstra që përfshinin edhe seksin në grup. Çmimet varionin sipas shërbimeve të ofruara, dhe ato ‘all inclusive’ arrinin deri në 700 euro./ apel.media