Foto-Busti i Skënderbeut vendoset në Parma të Italisë

Në edicionin e 13-të të muajit të Kulturës Shqiptare, që organizohet nga shoqata “Scanderbeg” në Parma, në parkun “Eunice Kennedy” është vendosur një monument kushtuar Gjergj K...

Në edicionin e 13-të të muajit të Kulturës Shqiptare, që organizohet nga shoqata “Scanderbeg” në Parma, në parkun “Eunice Kennedy” është vendosur një monument kushtuar Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Nisma, e promovuar nga shoqata “Skënderberg”, u mbështet edhe nga kreu i Bashkisë, Federico Pizzarotti, drejtoresha e Kulturës në Bashkinë e Parmës Nicoletta Paci, Këshilltari për Pjesëmarrje dhe Këshilltari i bashkise së Parmës Marion Gajda.

Anila Bitri, Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Itali e shoqëruar nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës Adrian Andreja në Milano dhe nga Anila Pojani, Konsulli i Përgjithshëm i Shqipërisë në Milano falenderuan administratën dhe qytetin italian për nismën që nderon Heroin tonë kombëtar./old.apel.media