Foto-Akrobatja bie nga lartësia në praninë e familjarëve të saj

Një akrobate britanike ka rënë nga 9 metra lartësi ndërkohë që performonte për publikun. Sipas raportimit të mediave të huaja, ngjarja ndodhi në “Zippos Christmas Circus Show” në orën 6 të pasdites së...

Një akrobate britanike ka rënë nga 9 metra lartësi ndërkohë që performonte për publikun.

Sipas raportimit të mediave të huaja, ngjarja ndodhi në “Zippos Christmas Circus Show” në orën 6 të pasdites së djeshme.

Menjëherë pasi panë rënien e 35 vjeçares, stafi vrapoi për t’a ndihmuar. Ajo u transportua menjëherë në spital, por mësohet se ka pësuar dëmtime të rënda. Spektatorët ngelën të tronditur nga skena që panë.

Një dëshmitar tha: “Ishte e tmerrshme. Unë mendova se ishte pjesë e aktit, por kur ajo nuk po ngrihej më lart e kuptova që diçka nuk shkoi siç duhet. Një grup njerëzish vrapuan për ta ndihmuar atë dhe njerëzit filluan të bërtisnin.”

Ndërsa Drejtori i Cirkut, Martin Burton u shpreh për mediat se: “Jackie është një artiste me shumë përvojë, të cilin ne e vlerësojmë si pjesë e familjes sonë të cirkut. Jemi të shqetësuar dhe i ofrojmë familjes së saj mbështetje në këtë moment.”

Të pranishëm në sallë kanë qenë edhe familjarët e saj, të cilët kishin ardhur për të parë shfaqjen e 35 vjeçares./ old.apel.media