Formula 1/ ‘Çmimi i Madh i Kinës’ anulohet për shkak të Covid

Çmimi i Madh i Kinës është anuluar për të katërtin vit radhazi, si pasojë e masave për mospërhapjen e koronavirusit. Ngjarja e Shangait, e planifikuar më 16 prill të vitit 2023 nuk do të mbahet për sh...
Formula 1/ ‘Çmimi i Madh i Kinës’ anulohet për shkak të Covid
Foto: Formula 1/ ‘Çmimi i Madh i Kinës’ anulohet për shkak të Covid

Çmimi i Madh i Kinës është anuluar për të katërtin vit radhazi, si pasojë e masave për mospërhapjen e koronavirusit. Ngjarja e Shangait, e planifikuar më 16 prill të vitit 2023 nuk do të mbahet për shkak të vështirësive që paraqesin masat kundër përhapjes së Covid-19. Kjo gjë është bërë me dije nga vetë Formula 1.

“Formula 1 mund të konfirmojë, pas dialogut me promotorin dhe autoritetet përkatëse, se Çmimi i Madh i Kinës 2023 nuk do të zhvillohet për shkak të vështirësive të vazhdueshme të paraqitura nga situata e COVID-19”, tha në një deklaratë Formula 1.

Hera e fundit që gara u zhvillua ishte në vitin 2019.