Forcat Shqiponja dhe FNSH aksion ‘blic’ në Sarandë, arrestohet një person për lëndë narkotike

Mbrëmjen e sotme forcat Shqiponja dhe FNSH kanë ngritur postoblloqe në të gjithë qytetin e Sarandës.

Mësohet se ky është një aksion rutin i policisë së Sarandës, për të ruajtur sigurinë dhe rendin e qytetit.

Bëhet me dije se në vendin e quajtur Ura e Kranesë u kap një i ri nga Gjirokastra. Këtij të fundit iu gjetën disa doza me lëndë narkotike.

Ndërkohë aksioni vijon…