Forcat e posaçme ‘Shqiponjat’ dhe ‘Shigjetat’ dërgojnë ndihma për të prekurit nga tërmeti

Shqipëria kaloi një periudhë shumë të vështirë pas tragjedisë që pllakosi vendin më 26 Nëntor.  Lëkundjet e forta sizmike lanë të vdekur 51 persona dhe mijëra të tjerë të pastrehë.

Ndërkohë që të shumtë ishin dhe ata që ndihmuan, personat që për fat të mirë mbetën gjallë por pa strehë mbi kokë dhe pa ushqim.

Një kontribut të tillë e kanë dhënë edhe forcat e Posaçme ‘Shqiponjat’ dhe ‘Shigjetat’  të cilët kanë grumbulluar ndihma, të cilat i kanë çuar më pas në Marikaj.

Marikaj ndihmat e policise dt 13.12.2019

#TiNukDoJeshKurrëVetëm🤗👐🏿🇦🇱Solidarë dhe humanë, Policia në mbështetje të banorëve të prekur nga tërmeti.Forcat e Posaçme "Shqiponjat" dhe "Shigjetat" në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me iniciativë të tyre blenë ushqime dhe përgatitën 30 pako, të cilat i shpërndanë në lagjen "Dunga", në Marikaj, Vorë.Punonjësit e Policisë kanë bashkëbiseduar me banorët dhe u kanë shprehur atyre solidaritetin dhe gatishmërinë e Policisë së Shtetit për të qenë përherë pranë tyre, jo vetëm në përmbushje të detyrës funksionale, atë të garantimit të rendit e sigurisë, por për të qenë pranë tyre edhe nga ana solidare dhe humane, pasi qytetarët janë aleati më i çmuar për Policinë e Shtetit.Rreth 105 milionë lekë u derdhën në llogarinë e-Albania, e hapur nga qeveria, kontribut vullnetar i punonjësve të Policisë së Shtetit për të prekurit nga tërmeti. Ky kontribut e solidaritet do vazhdojë edhe në ditët në vijim. #👮♂Meqytetarëtnëçdomoment

Gepostet von Policia e Shtetit am Freitag, 13. Dezember 2019

Postimi i policisë

“#TiNukDoJeshKurrëVetëm🤗👐🏿🇦🇱
Solidarë dhe humanë, Policia në mbështetje të banorëve të prekur nga tërmeti.
Forcat e Posaçme “Shqiponjat” dhe “Shigjetat” në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, me iniciativë të tyre blenë ushqime dhe përgatitën 30 pako, të cilat i shpërndanë në lagjen “Dunga”, në Marikaj, Vorë.

Punonjësit e Policisë kanë bashkëbiseduar me banorët dhe u kanë shprehur atyre solidaritetin dhe gatishmërinë e Policisë së Shtetit për të qenë përherë pranë tyre, jo vetëm në përmbushje të detyrës funksionale, atë të garantimit të rendit e sigurisë, por për të qenë pranë tyre edhe nga ana solidare dhe humane, pasi qytetarët janë aleati më i çmuar për Policinë e Shtetit.
Rreth 105 milionë lekë u derdhën në llogarinë e-Albania, e hapur nga qeveria, kontribut vullnetar i punonjësve të Policisë së Shtetit për të prekurit nga tërmeti. Ky kontribut e solidaritet do vazhdojë edhe në ditët në vijim.
#👮♂Meqytetarëtnëçdomoment”, shkruan Policia e Shtetit./apel.media