Forbes publikon listën me 10 futbollistët më të paguar në botë, ja kush renditet i pari

Revista prestigjioze, Forbes, ka publikuar një listë me futbollistët më të paguar në botë. Superylli i Barcelonës, Lionel Messi, është në vend të parë, ndërsa pas tij ndodhen Cristiano Ronaldo (Juventus) dhe Neymar (Paris Saint-Germain).

Më poshtë jua sjellim listën e futbollistëve më të paguar për një vit (duke përfshirë rrogën dhe pagesat nga reklamat e ndryshme):

  • Lionel Messi – 106 milionë euro
  • Cristiano Ronaldo – 98.5 milionë euro
  • Neymar – 81 milionë euro
  • Kylian Mbappe – 35 milionë euro
  • Mohamed Salah – 31 milionë euro
  • Paul Pogba – 28.5 milionë euro
  • Antoine Griezmann – 28 milionë euro
  • Gareth Bale – 24.5 milionë euro
  • Robert Lewandowski – 23.5 milionë euro
  • David De Gea – 23 milionë euro