‘Foltorja e Berishës’, ish-kryeministri zhvillon takimin e tretë të shtunën në Vlorë

Ish-Kryeministri Sali Berisha do të mbajë Foltoren e tij në qytetin e Vlorës. Takimi me simpatizantë dhe anëtarë të Partisë Demokratike të degës së Vlorës do të mbahet në orën 18:00 në Pallatin e Kult...
‘Foltorja e Berishës’, ish-kryeministri zhvillon takimin e tretë të shtunën në Vlorë
Foto: ‘Foltorja e Berishës’, ish-kryeministri zhvillon takimin e tretë të shtunën në Vlorë

Ish-Kryeministri Sali Berisha do të mbajë Foltoren e tij në qytetin e Vlorës. Takimi me simpatizantë dhe anëtarë të Partisë Demokratike të degës së Vlorës do të mbahet në orën 18:00 në Pallatin e Kulturës.

Takimi është njoftuar nga vetë Berisha përmes një postimi në Facebook.

“Ditën e shtunë më datë 25 Shtator në ora 18:00 në Pallatin e Kulturës në Vlorë do mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”. Ftoj demokratet dhe demokratët e Vlorës të marrin pjesë. Vetëm të bashkuar fitojmë”, shkruan ish-Kryeministri Sali Berisha.

Vlora do të jetë takimi i tretë i Foltores së Berishës, pas Tiranës dhe Fierit. Ish-Kryeministri ka ndërmarrë këtë nismë pas shkarkimit nga grupi parlamentar i PD, vendimin të cilin e mori kryedemokrati Lulzim Basha.