“Fokus në funksionimin e plotë të Prokurorisë Speciale”/ Ambasadorja e Holandës takim me kreun e SPAK, Arben Kraja

Ambasadorja e Holandës në Tiranë, Guusje Korthals Altes, ka zhvilluar sot një takim me kreun e SPAK, Arben Kraja.

Sipas njoftimit të Ambasadës, në fokus të takimit mes diplomates holandeze dhe Krajës ka qenë funksionimi i plotë i Prokurorisë Speciale. Gjithashtu, zonja Guusje Korthals Altes e ka uruar kreun e SPAK dhe për emërimin e tre anëtarëve të rinj, që u betuan dje te Meta, prokurorët Sotir Kllapi, Vladimir Mara dhe Dritan Prençi.

Kreu i SPAK dhe ambasadorja e Holandës kanë rënë dakord për rëndësinë e e bashkëpunimit të ngushtë midis autoriteteve shqiptare dhe holandeze.

On Thursday Ambassador Guusje Korthals Altes met with mr Kraja, the head of SPAK. They discussed the work of the Special…

Gepostet von Embassy of the Netherlands in Albania am Freitag, 22. Mai 2020