FMN publikon raportin “Pasqyra Ekonomike Globale 2021”: Shqipëria me rimëkëmbje të ngadaltë

Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri më pozitive sesa pritej vitin që lamë pas, por këtë vit, rimëkëmbja do të jetë më e ngadaltë. Konstatimet janë bërë në raportin “Pasqyra Ekonomike Globale 2021”.

Në tabelat e raportit rënia ekonomike për Shqipërinë për vitin 2020 vlerësohet në -3.5% përafërsisht në të njëjtat nivele me vlerësimet e Institutit të Statistikave prej -3.31%. Në krahasim me pritshmëritë e raportit të Prillit dhe Tetorit 2020 prej -7.5%, rënia është shumë më e moderuar. Po sipas tabelës për vitin 2021 FMN e ka rishikuar në ulje pritshmërinë për ecurinë ekonomike të vendit në 5% nga 6.1% që ishte në vlerësimin e Tetorit, ndërsa në vitin 2022 vendi pritet të rritet me 4%.

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon që përshpejtimi i shpërndarjes së vaksinave kundër koronavirusit, në kombinim me stimujt fiskalë dhe monetarë, do të ndihmojnë rritjen e ekonomisë globale këtë vit dhe vitin e ardhshëm.