Fluks qytetarësh në Aeroportin e Rinasit, Policia Kufitare merr masa për përballimin e fluksit dhe goditjen e paligjshmërisë

Policia Kufitare e Rinasit ka marrë masa për përballimin e fluksit në hyrje, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Javën e fundit, në hyrje të Republikës së Shqipërisë nëpërmjet aeroportit të Rinasit, ka pasur një fluks të shtuar të qytetarëve.

Që prej datës 23 dhjetor e deri sot kanë hyrë nëpërmjet aeroportit të Rinasit mbi 55 mijë qytetarë.

Në kuadër të marrjes së masave për përballimin dhe menaxhimin e fluksit gjatë festave, nga ana e Komisariatit Rinas, në zbatim të planit të masave të DPPSH, janë shtuar dhe masat e sigurisë, duke rritur dhe numrin e kontrolleve në vijën e dytë, si në hyrje ashtu dhe në dalje./apel.media