Fluks në qiellin shqiptar, Balluku: Mbi 16 mijë fluturime u menaxhuan nga 1-15 Maj

Fluks në qiellin shqiptar, Balluku: Mbi 16 mijë fluturime u menaxhuan nga 1-15 Maj

Ky sezon turistik pritet të jetë më i suksesshmi ndër vite.

Ministrja e Infrastrukturëës, Belinda Balluku publikoi të dhëna që tregojnë rritjen e fluturimeve përmes aeroportit të Rinasit, që në 4 muajt e parë ka përpunuar 2.8 milion pasagjerë

Mbi 16 mijë fluturime janë menaxhuar nga Albcontrol-I në 15 diteshin e parë te Majit.

 
Të dhënat u bënë publike nga zëvendës kryeministrja Belinda Balliku, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.

1493 avionë janë ulur në Aeroportin e Rinasit, dhe 1495 të tjerë janë nisur nga Shqipëria drejt destinacioeve të tjera!

13054 kanë flutime të tjera kanmë qenë mbikalime në qiellin shqiptar.

Të dhënat e Instat ndërkohë tregojnë se 3 mujorin e pare te ketij viti ne hapsiren ajerore shqiptare kane fluturuar 55.067 avione.

Numri i pasagjereve qe udhetuan ne kete periudhe me linja ajerore përmes Rinasit rezzulton ne 1.909.757 udhetare, shifer kjo e cila konstaton ne ne 63.8% me shume se e njejta periudhe e nje viti me pare.

Të dhënat për 4 muajt e parë të vitit tregojnë se janë regjistruar mbi 2.8 milion pasagjere.

Vitin e kaluar shqiperia perjetoi nje bum turistik te suksheshem duke pritur gati 10 milione turiste kjo edhe per shkak te reklamimit dhe promovimit qe mediat e huaja i ben vendit tone.

Pritshmerite per kete vit janë për gati 14 milione vizitorë!