Fluks ardhjesh/ Në 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë hyrë 30 mijë shtetas

Policia Kufitare ka shtuar masat duke rritur në maksimum sportelet, me qëllim menaxhimin e fluksit të lartë të turistëve, vizitorëve dhe shtetasve shqiptarë, që vijnë për të kaluar pushimet në Shqipër...
Fluks ardhjesh/ Në 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë hyrë 30 mijë shtetas
Foto: Fluks ardhjesh/ Në 24 orëve të fundit në Shqipëri kanë hyrë 30 mijë shtetas

Policia Kufitare ka shtuar masat duke rritur në maksimum sportelet, me qëllim menaxhimin e fluksit të lartë të turistëve, vizitorëve dhe shtetasve shqiptarë, që vijnë për të kaluar pushimet në Shqipëri.

Gjatë 24 orëve të fundit dhe deri në këto momente, kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë, nëpërmjet Rinasit, 23000 shtetas shqiptarë dhe të huaj, ndërsa nëpërmjet Kakavijes, rreth 7000 shtetas.

Policia Kufitare ka marrë të gjitha masat për të eleminuar vonesat, duke shtuar në maksimum sportelet në hyrje.

Në Kakavije janë koordinuar veprimet me palën greke, e cila ka shtuar gjithashtu sportelet.

Lëvizja vijon normalisht dhe nuk është konstatuar asnjë problematikë apo vonesë, përveç fluksit të lartë.