Fluks aplikimesh për skemën mbështetëse në bujqësi

Që nga data 21 Mars kur është hapur skema mbështetëse në sektorin e bujqësisë për këtë vit, ka patur një numër të lartë fermerësh që kanë aplikuar në portalin e-albania, të asistuar nga punonjës të Ek...
Fluks aplikimesh për skemën mbështetëse në bujqësi
Foto: Fluks aplikimesh për skemën mbështetëse në bujqësi

Që nga data 21 Mars kur është hapur skema mbështetëse në sektorin e bujqësisë për këtë vit, ka patur një numër të lartë fermerësh që kanë aplikuar në portalin e-albania, të asistuar nga punonjës të Ekstensionit Bujqësor në Mat.
Burime pranë zyrës vendore në Mat të Ekstensionit Bujqësor bënë me dije se gjatë këtyre katër ditëve kanë aplikuar për herë të parë rreth 130 fermer, të cilët janë pajisur me niptin e fermerit dhe më pas janë bërë pjesë e skemës për mbështetjen financiare që akordohet nga ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Ajo çfarë vihet re gjatë këtij viti është numri i lartë i blektorëve qoftë në gjedhë e qoftë në të imta. Numri i tyre është shumë më i lartë se i një viti më parë. Subvencioni për të imtat është 1200 lekë të rinj për kokë dhe për gjedhët 10 mijë lekë të rinj për kokë. Po ashtu, çdo bletërritës që ka mbi 50 koshere bletë do të subvencionohet me 1 mijë lekë të rinj për koshere.
Por fermerët duhet të aplikojnë deri me datë 11 Prill në fazën e parë që është aplikimi nëpërmjet sistemit online në portalin e-albania, e më pas do të nisë procedura e verifikimit të dokumentacionit dhe në fund e fermës, me blektori, bletë apo tokës bujqësore të punuar. Duhet theksuar se për të përfituar naftë falas, sipërfaqja e minimale në aplikim duhet të jetë 1 hektar.
Në vjeshtën e vitit të kaluar kanë përfituar nga skema e mbështetjes për grurin, 40 fermer nga 65 që kishin aplikuar në të gjithë Matin.