Floyd Mayweather, sportisti më i paguar i dekadës

Boksieri amerikan, Floyd Mayweather është shpallur si sportisti që ka gjeneruar më shumë të ardhura gjatë kësaj dekade. Nuk mund të harrojmë atë çka ai ka bërë, 50 fitore në 50 ndeshje, 27 prej tyre m...
Floyd Mayweather, sportisti më i paguar i dekadës
Foto: Floyd Mayweather, sportisti më i paguar i dekadës

Boksieri amerikan, Floyd Mayweather është shpallur si sportisti që ka gjeneruar më shumë të ardhura gjatë kësaj dekade.

Nuk mund të harrojmë atë çka ai ka bërë, 50 fitore në 50 ndeshje, 27 prej tyre me Knockout.

I quajturi “Mr. Money” ka lënë pas emra të rëndësishëm si Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, të cilët renditen respektivisht në vendin e dytë e të tretë për sa i përket shumës së arkëtuar.

Në një postim të tijin, Mayweather është shprehur:

“Së pari dua të uroj çdo sportist tjetër në këtë listë dhe së dyti jam i nderuar që kam arritur një rekord me shifra të tilla. Nuk kam asnjë mosrespektim ndaj askujt, por unë i bëra këto shifra për vetëm 5 vite për shkak të disa pushimeve dhe pa asnjë përkrahje. Asnjëherë nuk kam dashur të ndikohesha nga askush sepse vizioni im ishte gjithmonë të isha vetë shefi i vetes timr dhe të mos kisha detyrime ndaj askujt. Kështu që unë fillova kompaninë time promovuese dhe markën time (TMT) në të cilën ne po vazhdojmë të rritemi dhe së shpejti do të jemi një përkrahje e madhe. Ju mund të thoni atë që dëshironi për Floyd Mayweather por shifrat dhe vlerësimet nuk gënjejnë. Kjo ka të bëjë vërtet me shumë punë, përkushtim dhe duke ditur vlerën tuaj.”   /old.apel.media