Flota ajrore kundër zjarreve në BE, kompletohet në 2029

Deri në vitin 2029, Bashkimi Evropian duhet t’a ketë gati flotën e aeroplanëve për shuarjen e zjarreve të llojit “kanader”. Këto aeroplanë do të jenë në pronësi të BE-së, konfirmoi eurodeputeti dhe Komisioneri për Menaxhim me Kriza, Janez Lenarçiq.

Flota në fjalë pritet të përbëhet prej dymbëdhjetë aeroplanëve “kanader” dhe të njëjtit parashihet të intervenojnë në rajonet më të rrezikuara, kur do të paraqitet nevoja për ndërrhyrje.

Siç raportojnë mediat sllovene, kjo nismë është ndërmarrë nga Kroacia, Portugalia, Spanja, Italia dhe Greqia. Aktualisht në këtë projekt nuk është Sllovenia, e cila realisht me ndihmën e BE-së, dhe shteteve fqinje u ballafaqua me zjarrin e madh në rajonin e Krasit.

Ditëve të kaluara eurodeptueti Lenarçiq, e vizitoi rajonin e shkrumbuar. Ai, konfirmoi se Komisioni Evropian, në mars të këtij viti gjatë negociatave me prodhuesin e aeroplanëve për shuarjen e zjarreve arriti marrëveshje për blerjen e 12 “kanaderëve” deri në vitin 2029. Dy prej tyre kompania në fjalë duhet t’i dorëzoj deri në vitin 2026.

“Tashmë shtetet duhet të nënshkruajnë marrëveshje për blerje me qëllim që ngecja e prodhimit të ‘kanaderëve’ të vazhdoj”, tha Lenarçiq për mediat sllovene.

Në këtë mënyrë Mekanizmi i Mbrojtjes Civile të BE-së (rescEU), do të ketë flotën e vet për shuarjen e zjarreve, ndërsa shtetet anëtare të cilët kanë këso avionësh mund t’ju ndihmojnë të tjerëve.

“Fakt është se gjendja aktuale me zjarret në një pjesë të Evropës është kritike. Njëkohësisht kemi zjarre të mëdha në shumë shtete nga Portugalia, përmes Spanjës, Francës, Italisë, Kroacisë, Greqisë, e deri në Slloveni”, tha Lenarçiq.

Ai shtoi se kjo paraqet ngarkesë të madhe për kapacitetet kombëtare të shteteve, duke pasur parasysh se shumë kërkesa vijnë nga shtetet të cilat nuk disponojnë me “kanader”.

“Përkundër situatës së rëndë përsëri erdhi në shprehje solidariteti evropian në Evropë. Shtetet mes vete po ndihmohen, edhe pse vetvetiu po ballafaqohen me probleme. Po ashtu ndihmë pranoi edhe Sllovenia”, deklaroi Lenarçiq.

Kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob, duke u përgjigjur në pyetjen për mundësinë e bashkangjites së tyre në këtë iniciativë, tha se ai Qeverisë i ka dhënë udhëzime të qarta.
“Është dhënë udhëzim i qartë për të forcuar kapacitetet e shtetit për shuarjen e zjarreve nga ajri dhe për të përgatitur një zgjidhje të plotë për atë se cilat kapacitete mund të sigurohen në një kohë sa më të shkurtër. Duke marrë parasysh situatën në të cilën shumë anëtarë të BE-së po ballafaqohen me fatkeqësi natyrore më të shpeshta, Sllovenia do të ndërmarrë një iniciativë për t’i forcuar më tej ato kapacitete në nivel të Bashkimit Evropian”, njoftuan nga zyra e kryeministri Golob për agjencinë sllovene të lajmeve STA.

Çka është “kanaderi”?

Kanaderët, janë aeroplanë të mëdhej, të specializuar për shuarjen e zjarreve malore. Më shpesh përdoret lloji CL- 415 i cili mund të bartë 6 mijë litra ujë. Kësi lloj të aeroplanëve kundër zjarreve shfrytëzojnë njësitë zjarrfikësve në Itali, Kroaci, Greqi, Spanjë.