Florjan Salaj apelon shtetin/ Fëmijëve të Dhurimit që dhuroi jetën për të shpëtuar adoleshentin, u duhet lidhur pension

Ekonomisti Florian Salaj apelon për të ndihmuar familjen e shqiptarit shkodran që u vetëfluijua për të ndihmuar një adoleshent nga mbytja në lumë. Ngjarja që ndodhi në ditën e Barjamit, ku 39 vjecari ...
Florjan Salaj apelon shtetin/ Fëmijëve të Dhurimit që dhuroi jetën për të shpëtuar adoleshentin, u duhet lidhur pension
Foto: Florjan Salaj apelon shtetin/ Fëmijëve të Dhurimit që dhuroi jetën për të shpëtuar adoleshentin, u duhet lidhur pension

Ekonomisti Florian Salaj apelon për të ndihmuar familjen e shqiptarit shkodran që u vetëfluijua për të ndihmuar një adoleshent nga mbytja në lumë. Ngjarja që ndodhi në ditën e Barjamit, ku 39 vjecari Dhurim, një musliman që ishte nisur për të gëzuar fëmijët e tij me dhurata në ditën e bekuar, përfundoi të dhuronte jetën në lumë, për të shpëtuar një të ri.

“Dhurimi ishte një mysliman i ri, nga një familje e nderuar në fshatin Belaj që po kthehej të lumturonte fëmijët e tij të vegjël me dhuratat e Bajramit, ndërsa djali që deshi të shpëtonte ishte nga një familje katolike nga Puka dhe kishte hyrë të freskohej në ujërat e Bunës”, shkruan gazetari nga Shkodra, Agron Hoxha.

Statusi plotë:

Gjatë gjithë kohës dëgjojmë lajme dëshpëruese, që ngurtësojnë shpirtin tonë dhe zbehin besimin tek njerëzit dhe e ardhmja. Dita ditës na paraqitet në media sikur realiteti nuk është tjetër veçse një arenë ku duhet të ndeshesh sa më egër për përfitimin e momentit……..

Por,

Një baba i 4 fëmijëve në Shkodër, Dhurimi nuk mendoi 2 herë dhe sakrifikoi jetën e tij për të shpëtuar dikë tjetër, duke lënë 4 fëmijë jetim……. Çfarë sakrifice sublime!

Dhurimi, mysliman, la dhuratat e fëmijëve përtokë dhe u hodh në lumë për të ndihmuar një djalë katolik, një SHQIPTAR për një SHQIPTAR.

Dhurimi nuk dha thjesht jetën, ai na tregon të gjithëve që ky vend ka ende SHQIPTARË të dhimbsur që shikojnë përtej hundës, na tregon të gjithëve që ka ende NJERËZ që mbajnë gjallë shpresën njerëzore, që nxisin besimin tek njëri tjetri pa të cilin një vend nuk mund të ecë përpara.

Këto gjeste sublime nuk mund të kalojnë thjesht me një rrjesht në gazeta lokale por duhet të zënë faqet kryesore të mediave dhe për aktin vetëmohues të Dhurimit ky shtet duhet patjetër t’i lidhë pension familjes dhe të sigurojë fëmijët e tij. Çfarë duhet të bëjë më shumë dikush për të marrë vlerësim?

old.apel.media