Flet vëllai i Kastriot Reçit, disa sekonda e ndanë përjetë nga vëllai I tij

Një prej 7 vëllezërve të Kastriot Reçit, biznesmenit 47-vjeçar që u vra dje me snajper në Rrëshen, ka treguar më shumë rrethh ngjarjes së rëndë, ku dhe ai vetë ishte dëshmitar.

Ai ka qenë bashkë me Kastriotin por ishin ndarë vetëm për pak sekonda. Mesa duket këto pak sekonda i morën jetën biznesmenit dhe vëllait të tij. Ai ka treguar se e ka gjetur vëllain të shtrirë përmbys dhe nuk ka pasur shumë gjak, ndaj e kanë dërguar menjëherë në spital por aty është konstatuar se kishte ndërruar jetë në vend.

“Ne sapo kishim parkuar makinën dhe u nisëm drejt lokali ‘Mirdita’. Kastrioti po fliste në telefon dhe unë vazhdova më para dhe u futa në lokal. Akoma nuk isha ulur në karrige kur dëgjova njerëz tek bërtisnin dhe grumbulloheshin. Dola menjëherë i habitur pasi as krisma nuk dëgjova, dhe pashe vëllain të shtrirë përmbys. Nuk kishte shumë gjak në rrugë dhe menjëherë e dërguam tek spitali. Kur e zhveshëm në spital, pamë që ai kishte marrë një plumb mes dy shpatullave dhe kishte ndërruar jetë menjëherë”, ka rrëfyer vëllai i viktimës.

Bëhet e ditur se ceremonia e varrimit e 47-vjecarit do bëhet sot në orën 14:00./apel.media