Flet profesoresha e inxhinierisë: Nuk duhej të ishte ndërtuar kurrë në zonën e kënetës

Duke folur për një studio televizive profesoresha e njohur e inxhinierisë së ndërtimit, Luljeta Bozo ka thënë se është e paparanueshme që të ndërtohen pallate shumëkatëshe në zona si këneta.

Nga ana tjetër ajo mendon se një pjesë e objekteve janë shembur pas modifikimit në katet e para të tyre. Këto modifikime mund të kenë ndikuar edhe në dëmtimin e mureve mbajtëse të objekteve.