Flet pas atentatit Arjan Ndoj/ “Ka ndodhur për shkak të detyrës si prokuror”

Pak ditë më parë prokurorit Arjan Ndoji iu bë atentat  në makinën e tij. Ndërkohë policia ka shoqëruar dhjetra persona, për të zbardhur të plotë ngjarjen. Ditën e djeshme u arrestua edhe një nga personat e dyshuar, Redian Rraja, i cili është edhe nipi i deputetit socialist Rrahman Rraja.

Prokurori Ndoji ka folur lidhur me ngjarjen nga spitali ku është i shtruar prej disa ditësh. Ai tha se nuk i trembet askujt dhe se ia ka lënë në dorë organeve të drejtësisë që të zbardhin ngjarjen.

Më tej ai ka shtuar se do të flasë në një moment tjetër për të gjithë ngjarjen, pasi ka ndodhur për shkak të detyrës së tij si prokuror.

“Ua kam lënë në dorë organeve të drejtësisë ta zbardhin ngjarjen. Unë nuk i trembem askujt, pasi nuk i kam borxhe askujt. Mediat kanë trilluar shumë histori për mua. Kam investuar 20 vite në punën time. Do flas në një moment tjetër për të gjithë ngjarjen, e cila ka ndodhur për shkak të Arjanit prokuror”,- ka thënë prokurori Ndoji për televizionin “News24”./apel.media