Flet kunati i viktimës që u vra dhe u hodh në rezervuar: Nipi ishte përdorues droge

Një ngjarje e rëndë tronditi Mallakastrën, Drita Saliaj, 50 vjeç u rrëmbye dhe u vra nga tre persona.

Në mesin e tyre ishte edhe nipi i bashkëshortit të saj, L.Saliaj, 16 vjeç.

Ky i fundit së bashku me S.Shehaj dhe 26-vjeçarin Ervis Zotaj, tentuan të grabisnin banesën e Saliajt. Viktima i pikasi dhe për këtë arsye e rrëmbyen, , keqtrajtuan dhe më pas e vranë. Si të mos mjaftonte me kaq, trupin e saj e hodhën në një rezervuar disa km larg shtëpisë.

Drita Saliaj jetonte e vetme në banesë, pasi djali i saj dhe bashkëshorti punonin në Greqi.

Kunati i viktimës, Mitat Saliaj është shprehur se nipi ishte përdorues droge.

Më tej ai shton, se ka dyshime se të rinjtë që vranë 50-vjeçaren, kanë grabitur edhe shtëpinë e tij.

“Isha te djali se jam operuar nga zemra. Nuk kuptoj gjë, sa erdha, hapa derën, pashë që e kanë shqyer kanë hyrë nga lart. Në shtëpi kisha 2-3 mln lekë mall. Nuk di gjë sa kanë marrë, tëra veglat. Derën nuk e kanë kapur, kanë hyrë nga tavani. Policia nuk dinte gjë. Unë sapo jam kthyer nga Greqia.Kur isha këtu unë vija njëherë në 15 ditë. Autorët, ky nipi nuk ka qenë djali i mirë, por edhe të tjerët ashtu ishin. Ishte djalë i keq, drogë dhe të gjithë gjërat i ka bërë. Nuk ka qenë i dënuar më parë, të atin e ka brenda” tha ai./apel.media