Flet ambasadori gjerman: Nuk ka rrezik për luftë mes Kosovës dhe Serbisë

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde thotë se nuk ka rrezik për luftë mes Kosovës dhe Serbisë, duke komentuar kështu deklaratat e kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Ai gjithashtu tha se nuk ka rrezik për një Republika Sprska brenda Kosovës. Ai ka theksuar se NATO ofron siguri për gjithë vendin.

“Jo. Kjo është një retorikë që po i ngritë emocionet dhe po i rritë tensionet dhe kjo asnjëherë nuk ndihmon.  Kosova ka prezencë të trupave të KFOR-it për më shumë se 22 vjet, dhe NATO ofron siguri për vendin. Janë 27 shtete këtu që kontribuojnë për stabilitet Kosovë”, tha Rohde, për tëvë1.

Më tej , Rohde thekson se këto janë përpjekje të Rusisë që ta destabilizojë rajonin dhe synon që të ngadalësojë procesin e integrimeve të këtyre vendeve.

Çfarë shoh unë janë përpjekjet që vijnë nga Rusia për ta destabilizuar regjionin e Ballkanit Perëndimor. Rusia synon që ta ngadalësojë procesin e integrimeve për këto vende. Palët duhet ta kuptojë që rruga për në Evropë arrihet vetëm përmes bashkëpunimit dhe jo konfrontimit”, shtoi ai.