Fiton Gazetarinë në Elbasan, sapo nis vitin akademik mbyllet dega. E reja: Ëndrra u pre në mes

Fatma Banka tregon për emisionin investigativ “Stop” se ka aplikuar dhe fituar të drejtën e studimit për Gazetari dhe ka nisur shkollën në 17 Tetor. Aty u kuptua se ishte studentja e vetme në këtë degë dhe meqë nuk ishte plotësuar grupi me 8 veta, Fatmës i thonë se duhet të zgjedhë degë tjetër, Gjuhë-Letërsi, ose Histori-Gjeografi.

E reja thotë se duhet të ishte njoftuar që në datën 13 apo 14 Tetor, por kjo gjë nuk ndodhi. Në këto kushte, Fatma takon dekanin për sqarim e më pas edhe rektorin. Por sërish nuk merr zgjidhje. I bën shkresë Ministrisë dhe merr përgjigje, se duhet ta sqarojë me universitetin.

Denoncuesja: Jam Fatma Banka nga Elbasani, ëndërroj Gazetarinë. Rezultova fituese nga aplikimi. U regjistrova në raundin e parë në Universitetin Aleksandër Xhuvani. Që në ditën e parë që kam vënë këmbët në universitet, më 17 Tetor, Ardian Lame më thotë: Ti do të studiosh Gjuhë-Letërsi ose Histori-Gjeografi sepse nuk formohet grupi prej 8 vetash në Gazetari. Isha vetëm unë e regjistruar dhe marr vesh për herë të parë që isha vetëm unë e regjistruar.

Gazetarja: Pse vdiq, Gazetaria këtu në Elbasan?

Denoncuesja: Nuk i dija këto rregulla.

Gazetarja: Pse s’më the të kisha marrë një tufë me lule? Pse ka ndodhur kjo? Mos janë trembur nga pedagogët e Gazetarisë këtu në Elbasan dhe ja kanë futur vrapit e kanë ikur në Tiranë?

Denoncuesja: Dhe ëndrra ime për Gazetari nuk po plotësohej, u pre në mes (qan).

Gazetarja: Çfarë do ti?

Denoncuesja: Dua Gazetarinë, dua transferimin, në Tiranë ka vende plot dhe këtë po e bëjnë të pamundur, po më lënë pa një vit shkollor.

Gazetarja: E mbaj mend si sot kur kam qenë të Universiteti Xhuvani me not, kanë qenë 150 studentë. Kishte 3 grupe A, B dhe C. Unë ishte tek B-ja. Imagjino vetëm për pak vite si ka degraduar Gazetaria, vetëm 1 student edhe qofsh ti që je. Po mirë, çfarë bëre pastaj ti?

Denoncuesja: Sapo ma thanë, u mërzita shumë. Më ndihmo, dua vitin shkollor, dua të bëhem si ti.

Gazetarja: Gjatë kësaj kohe, derisa erdhe dhe u paraqite në universitet si studente gazetarie, nuk kishe një njoftim nga sekretaria?

Denoncuesja: Më tha dekani që nga 13-14 duhet të të kishim lajmëruar, por lëre  tani se i kujt është faji, ti do të bësh kështu, ose do të studiosh në këto degë që ka universiteti, ose viti yt humbet. Më ktheu gjithë fytyrën duke ikur , ndërkohë unë me mamin shtanga.

Gazetarja: Si e ndoqe ti këtë rast?

Denoncuesja: Kam 1 muaj që nuk pushoj. Iki në Tiranë tek Ministria e Arsimit, i kam shkruar Evis Kushit dhe me postë nga Elbasani. Më erdhi vetëm një përgjigje nga Ministria e Arsimit që thotë: të interesohet e interesuara për arsyet konkrete të mosaktivizimit të këtij programi studimi si dhe Ministria e Arsimit dhe Sportit.

Gazetarja: Ti a je sqaruar nga universiteti?

Denoncuesja: Jo. Kam zgjedhur t’i kërkoj Aleksandër Xhuvanit: Të lutem më bëj transferimin në Tiranë për Gazetari. Nuk dua të studioj gjuhë tjetër. Ju lutem Stopi të më ndihmoni. Dua transferimin për Gazetari ose të më thonin që në fillim. Unë mund të regjistrohesha vetë në Tiranë.

Gazetarja e “Stop” takon sekretaren por ajo shmanget e mbyllet në një nga zyrat,

Gazetarja: Kush duhet ta njoftojë?

Sekretarja: E njoftova që të vijë të bëjë një deklaratë.

Gazetarja: Në çfarë date e ke njoftuar?

Sekretarja: Në 17 mori njoftimin që nuk u hap

Gazetarja: Është gabimijuaj si universitet. Pse nuk e keni njoftuar më përpara?

Sekretarja: Sepse nuk ishte mbyllur faza e regjistrimit. U mbyll faza e regjistrimit në datën 8.

Gazetarja: Po çfarë duhet të bëjë vajza?

Sekretarja: Të lutem dilni tani. (Mbyll derën) Të bëjë një deklaratë dhe pastaj do të merret parasysh.

Denoncuesja: Për transferim në një shkollë tjetër që ka gazetari apo jo? Apo do të ngel pa shkollë nëse nuk zgjedh një degë tjetër?

Gazetarja: Pse nuk e ke njoftuar? Në datë 17 fillon shkolla. Në datë 17 do t’i thuash që vetëm 1 student është, nuk mund të futesh.

Sekretarja: Mos bëj kështu.

Gazetarja: Si bëra? Punën time po bëj. Bëj ti punën tëndeqë të mos vij të bëj timen. Sekretari është përgjegjëse për këtë rast, dekani dhe rektori, këto 3 hallkat janë, pro nga ty fillon.

Sekretarja: Do shikojmë, do lëshojmë një deklaratë.

Gazetarja: Si? Vajza nuk do Histori-Gjeografi dhe as Letërsi sepse po të ishte për atë pjesë kishte konkurruar që në fillim.

Sekretarja: Do të zgjidhet.

Në një bisedë me tone të larta me Dekanin e Shkencave Humane, Ardian Lami ky i fundit i shmanget përgjegjësisë dhe thotë se nuk është kompetenca e tij njoftimi i studentes.

Gazetarja: Vajza duhej të ishte njoftuar për çrregjistrim në datë 13-14.

Dekani: Nuk ka pse të njoftohet.

Gazetarja: Nga të dijë ajo? Të bëjë kuiz?

Denoncuesja: Më dha ultimatumin që duhet të studiosh Gjuhë-Letërsi ose Histori-Gjeografi, ose viti yt humbet dhe me mamin kam qenë dhe më ktheu kurrizin.

Dekani: Do të krijoni situatë normale komunikimi?

Gazetarja: Ku do të më çosh?

Dekani: Në rektorat.

Gazetarja: Shumë bukur, por ju si dekan keni ndonjë koment për këtë pjesë?

Dekani: Unë si dekan respektoj të gjitha rregullat që më vijnë nga regjistrimi në Maturën Shtetërore. S’ka faj fare vajza.

Denoncuesja: Po më lini pa shkollë, pa studiuar Gazetarinë.

Gazetarja: Ka ardhur dhe një përgjigje nga Ministria. Pse nuk u njoftua vajza?

Dekani: Nuk e ka kompetencën. Universiteti nuk ka kompetencë që të njoftojnë studentët.

Gazetarja: E ke pranuar në zyrë që është bërë gabimi jonë që nuk të kemi njoftuar. Kush e ka përgjegjësisë që ta njoftojë?

Dekani mbyll derën dhe futet në zyrën e sekretares së tij.

Ndërsa rektori Skënder Topi, ishte në një konferencë në Bullgari dhe thotë, se do të interesohet për rastin, për të gjetur një zgjidhje.

Gazetarja: Po ju drejtohet juve si titullar, por në fat detyrën e ka sekretari që ta bëjë. Iku kjo pjesë, nuk u njoftua vajza, i ka bërë një shkresë ministrisë, ministria ju ka përcjellë juve diçka që vajza nuk ka faj. Si mund ta zgjidhim?

Rektori Skënder Topi: O Odeta! Do të gjejmë një zgjidhje, çfarë mund të bëjmë si institucion dhe me strukturat e tjera përkatëse, me RASH-in e kështu me rradhë! Odeta, do të telefonoj nesër dhe të gjejmë një zgjidhje! Ok?

Tv Klan