Firmoset marrëveshja me Bankën Europiane për furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë në Tiranë

Zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj deklaroi se është firmosur një nga marrëveshjet më të rëndësishme me Bankën Europiane për furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë në Tiranë. Ahmetaj tha se projekti për...
Firmoset marrëveshja me Bankën Europiane për furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë në Tiranë
Foto: Firmoset marrëveshja me Bankën Europiane për furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë në Tiranë

Zëvendëskryeministri, Arben Ahmetaj deklaroi se është firmosur një nga marrëveshjet më të rëndësishme me Bankën Europiane për furnizimin me ujë të pijshëm 24 orë në Tiranë.

Ahmetaj tha se projekti për furnizimin me 24 orë ujë është lajm i mirë jo vetëm për qytetarët e Tiranës.

“Lajm i mirë për qytetarët e Tiranës. Marrëveshja që ne nënshkruajmë ka komponentë të rëndësishëm. 80 milion janë kredi. Pjesa tjetër do të ofrohet nga buxheti i shtetit, por kryesisht nga ndërmarrja e ujësjellësit të Tiranës. Komponenti i dytë i rëndësishëm është infrastrukturor. Elementi i tretë i rëndësishëm është se nëpërmjet këtij investimi sjellim një burim të ri të ujit të bardhë. Sot projektet që kemi përmendur nuk janë 3D, por pjesë e agjendës kombëtare. Projekti do u shërbejë gati 1 milion banorëve dhe synon të garantojë ujë të pijshëm cilësor. Këto dy vite kemi bërë punën e milingonës për të arritur deri këtu. Kemi bërë të mundur që ky projekt të futet në buxhetet e ardhshme”, tha Ahmetaj.