Firmoset sot kontrata e parë kolektive në sektorin e call centerave .Mbas një pune të gjatë dy vjeçare Sindikata e Punonjësve të Postë-Telekomit Shqiptar e arriti më në fund.
Në firmosjen e kësaj kontrate morën pjesë Sindikata e Punonjësve të Postë-Telekomit Shqiptar dhe punëdhënësit “Best Training & Consulting”.
Kjo kontratë siguron standarte më të larta dhe mbrojtje për 200 punonjësit e kësaj kompanie.
Administratorja e Shoqërisë znj. Ersenilda Elezi u shpreh e kënaqur për faktin që janë kompania e parë në Shqipëri në fushën e call centerave që firmosin kontratë kolektive.
Ajo u shpreh se : “Fokusi jonë ka qenë gjithmonë rritja e standarteve dhe kushteve të punës, pasi vetëm duke pasur punonjës të kënaqur mund të ofrojmë shërbime akoma më të mira për klientët tanë, urojmë që kjo kontratë të shërbejë si një udhërrëfyes, për rrugën që duhet të ndjekin edhe kompanitë e tjera të ketij sektori.” – tha znj. Elezi.
Kryetari i sindikatës z. Renato Mucaj, cilësoi se ky është një moment historik pasi nuk garanton vetëm të drejtat e këtyre punonjësve,por e ngre marrëdhënien punëdhënës-punëmarrës në një standart tjetër duke u bërë kështu një shembull dhe për kompanitë e tjera për të hapur dyert dhe për të lejuar organizimin kolektiv. Z. Mucaj, falenderoi të gjithë punonjësit,organizatën “Together For Life (TFL)” dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë periudhë 2 vjecare organizimi që u kurorëzua sot me firmosjen e kontratës kolektive.
Kontrata Kolektive është e vlefshme për të gjithë punonjësit e Shoqërisë “Best Training & Consulting” duke rregulluar drejtëpërdrejtë dispozitat e Kontratave Individuale të Punës dhe duke i siguruar Punëmarrësve të drejtën të mbrohen nga Kontrata Kolektive e Punës.Gjithashtu kontrata kolektive përcakton qartë të drejtat dhe detyrimet e punëmarrësve duke garantuar mbrojtjen nga diskriminimi, trajtimin e barabartë të punëmarrësve,mbrojtje të vecantë për gratë shtatëzanë, mbrojtjen e të dhënave personale, trajnimet e punëmarrësve, pushimet vjetore, pushime të tjera për raste të vecanta, pagesat e orëve jashtë orarit dhe gjatëditëve të festave, rishikimi i pagave njëherë në vit, shpërblimet, sigurinë dhe shëndetin në punë, vlerësimin e performancës, shpërblimet mbi vjetërsinë në punë, liritë sindikale dhe të drejtën e grevës.
Sindikata e Punonjësve të Postë-Telekomit Shqiptar do të monitoroj në vazhdimzbatimin e kontratës kolektive dhe njëkohësisht do të vazhdojë punën për organizimin e mëtejshëm të punonjësve në sektorin call center./apel.media