Firefox 70 modeli i ri, është shfletuesi i rekomanduar nga agjencia shtetërore Gjermane e sigurisë kibernetike. Ai do sjellë indikatorë sigurie për sajtet HTTP dhe HTTPS si dhe një raport të ri privatësie, i cili tregon sesa herë funksioni “Enhanced Tracking Protection”, ka bllokuar gjurmimin nga palët e treta, cookie-t, dhe kriptominerat. Kompania deklaron se ka bllokuar që prej muajit Korrik, 450 miliardë gjurmues dhe numri është rritur ndjeshëm që nga debutimi i Firefox 69, që aktivizoi funksionin automatikisht. Nëse përdoruesit e Firefox duan të shohin se cilat firmat specifike të reklamimit janë duke i gjurmuar, ata mund të klikojnë ikonën e mburojës dhe të shkojnë tek opsioni “Blocked” për të parë cilat cookie janë bllokuar. Me Firefox 70, sajtet gjithashtu tregojnë një ikonë jeshile për sajtet HTTPS dhe ikonë të kuqe për sajtet HTTP, duke na lënë të kuptojmë nëse po shfletojmë mbi një protokoll të sigurte ose jo. Për më tepër ky version sjell përmirësime të performancës për Firefox në macOS dhe Mozilla thotë se është reduktuar konsumi, e rritur shpejtësia me 22%. Shfletuesi i ri adreson 14 probleme sigurie./Apel
Arritje historike, FSHF sjell në Shqipëri finalet e Kampionatit Europian 2025...
Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu...