Finlanda kryeson standartin edhe në politikë, Kryetaret e partive janë femra nën 35 vjeç

Pesë lideret e pesë partive politike të Finlandës. Liderja e partisë Social-Demokrate është Kryemistrja më e re (34 vjeç) në historinë e Finlandës dhe për momentin më e reja në tërë botën.

Tashmë Finlanda nuk është vetëm vendi i standartit më të lartë njerëzor të jetesës së njeriut në planet, e cila prej vitesh renkohet si vendi me shërbimet utilitare dhe jovetëm, më cilësorë në glob, qoftë për arsimin, ujin, shërbesat publike, inovacionin, standartin klimaterik etj, por Finlanda po zbaton edhe standartin më të mirë politik.

Partitë politike janë veç me të rinj të shkolluar mirë dhe inovativë, ku “mindesetting” përmban si motiv, rritjen e mirëqenies dhe jo pasurimin e politikanëve.

Po kush është Sanna Marin? Ajo është diplomuar në Shkencat Administrative në Universitetin Tampere. Marin është përfshirë në politikë në një moshë shumë të re.

Kur ishte vetëm 27 vjeç u bë kryetare e këshillit të qytetit të vendlindjes së saj Tampere. Marin do të jetë kryeministrja e tretë femër në vendin nordik./apel.media