Finlanda heq masat kufizuese në kufinj pas 24 Tetorit/ A do ta bëjnë dhe vendet e tjera të BE-së?

Një nga vendet e BE- së, Finlanda shumë shpejt do të lirojë nga masat kufizuese qytetarët e vendeve që nuk bëjnë pjesë në union.

Qeveria ka bërë të ditur se kufizimet për hyrjen në kufinjtë e jashtëm të Finlandës, do të zgjaten deri më 24 tetor.

Trafiku i jashtëm kufitar i referohet trafikut midis Finlandës dhe vendeve jo-Shengen.

Aktualisht është e mundur të udhëtoni në Finlandë nga të gjitha vendet duke paraqitur një çertifikatë të një serie të plotë vaksinimi.

Vendimi i ri i Qeverisë do të heqë kufizimet e hyrjes nga 11 tetori për banorët e Kuvajtit që udhëtojnë nga Kuvajti në Finlandë. Asnjë ndryshim tjetër nuk do të bëhet në kufizimet.