Financimet ruse, Rama: Po ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me radhë me motra e me vëllezër opozitarë

Kryeministri Rama ka reaguar për përfshirjen e Monika Kremadhi në financimet ruse. Rama shkruan se verifikimi i këtyre parave të pista do të shërbejë si  prova që drejtësia nuk funksionon me dy standa...
Financimet ruse, Rama: Po ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me radhë me motra e me vëllezër opozitarë
Foto: Financimet ruse, Rama: Po ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me radhë me motra e me vëllezër opozitarë

Kryeministri Rama ka reaguar për përfshirjen e Monika Kremadhi në financimet ruse. Rama shkruan se verifikimi i këtyre parave të pista do të shërbejë si  prova që drejtësia nuk funksionon me dy standarde siç përflitet rëndom.

“Ах, рубли, рубли, каким большим дьяволом всегда были… Po ç’paskeni qenë o rubla që na i morët me radhë me motra e me vëllezër opozitarë! Po ato konto bankare ofshor çfarë janë vallë se këtyre u mbinë në gojë ofshoret, po i paskan pasur të tyret shejtanët e shejtanet…

Verifikimi ligjor i atyre letrave të pista dalë në mexhelis në ekranet e mëdha kombëtare është domosdoshmëri dhe drejtësia duhet të provojë se nuk punon me dy standarde, siç punojnë altoparlantët e llojllojshëm të lukunisë kinse opozitare që për këto tmerre as nuk bëzajnë fare!”