Finalja Teuta-Tirana, FSHF kërkon praninë e tifozëve në “Air Albania”

Federata Shqiptare e Futbollit ka kërkuar praninë e tifozëve në stadium në ndeshjen e finales së Kupës së Shqipërisë mes Teutës dhe Tiranës.

Ndeshja do luhet në ‘Air Albania’ ditën e dielë.

 “Të dielën, datë 2 gusht 2020 do të zhvillohet finalja e Kupës së Shqipërisë, midis Teutës dhe Tiranës, në stadiumin #AirAlbania.

FSHF kërkon nga instancat shtetërore që të marrim shembullin e Francës, ku finalja e kupës u zhvillua me tifozë në tribunat pas porte.

Sportdashësit janë qershia mbi tortë në një ndeshje futbolli e aq më tepër në një #finale. Edhe FSHF konform rregullave dhe distancimit kërkon që të ketë një numër të kufizuar tifozësh, nën shembullin e Francës”, thuhet në njoftimin e FSHF.

APEL.MEDIA