Finalja e Kupës së Botës, FIFA nis hetimet për Argjentinën

FIFA ka hapur një hetim disiplinor për Argjentinën pas fitores në finalen e Kupës së Botës në Katar. Organi botëror i futbollit është ndalur te festa e shfrenuar, prishja e mureve dhe intervistat e mu...
Finalja e Kupës së Botës, FIFA nis hetimet për Argjentinën
Foto: Finalja e Kupës së Botës, FIFA nis hetimet për Argjentinën

FIFA ka hapur një hetim disiplinor për Argjentinën pas fitores në finalen e Kupës së Botës në Katar. Organi botëror i futbollit është ndalur te festa e shfrenuar, prishja e mureve dhe intervistat e munguara për mediat.

Pas fitores me penallti kundër Francës në finalen e Kupës së Botës në “Lusial Stadium” në Doha, lojtarët duket se e kanë shkelur dhe po hetohen në mënyrë disiplinore.


Rreth tre orë pas ngritjes së trofeut, lojtarët e udhëhequr nga kapiteni Lionel Messi vrapuan dhe kënduan nëpër zonën e dedikuar për intervistat zyrtare dhe dëmtuan muret e dobëta ndarëse dhe nuk u ndalën për të komunikuar me mediat ndërkombëtare. Akuzat disiplinore përfshijnë “sjellje ofenduese dhe shkelje të parimeve të lojës së ndershme” dhe nuk i referohen sjelljes që bëri argjentinasi Emiliano Martinez pasi mori trofeun si portieri i turneut.