Filmi “Black is King” nga Beyonce mirëpritet në Afrikë

Filmi muzikor i këngëtares Beyonce, “Black is King”, po fiton mbështetës dhe kritikë globale për portretizimin e kulturës afrikane. Korrespontja e Zërit të Amerikës, Anita Powell njofton nga Johannesburgu se në Afrikën e Jugut, ku u filmuan disa skena të filmit 85-minutësh, shumë njerëz thonë se ky është më shumë sesa thjesht një film.

“Black is King” është një album i ri vizual dhe film muzikor me regjisore këngëtaren dhe kantautoren amerikane Beyonce.

Filmi qëndron përkrah albumit të saj “The Lion King: The Gift”. Ai u xhirua vitin e kaluar në Shtetet e Bashkuara, Afrikën e Jugut, Afrikën Perëndimore dhe Evropë, dhe në të shfaqen shumë artistë afrikanë.

Filmi, i publikuar në korrik, në përgjithësi është pritur mirë nga audienca, por ka edhe nga ata që e kritikojnë atë.

Disa prej tyre thonë se Beyonce, e cila ka lindur në Hjuston të Teksasit, është fajtore për përvetësim kulturor për interesa personale mepërdorimin e pamjeve afrikane gjatë gjithë punës pa pasur ndonjë rrënjë kulturore specifike në kontinent.

Por në Afrikën e Jugut, ata që u përfshinë në realizimin e filmit ishin të entuziazmuar.

“Pata nderin të isha pjesë e personelit që realizoi këtë film. Më pelqen shumë filmi. ((Disney +)) Ai trajton shumë gjëra që ((end courtesy)) nuk na janë përmendur në shkollë në lidhje me historinë e afrikanëve. Kur pashë filmin, atëherë fillova të shoh se rrëfimet, veshjet që ajo përdori((Disney +)) në skenë, me të vërtetë përfaqësonin diçka më të thellë se ç’prisnin njerëzit”, tha Sibusiso Mathebula, student i industrisë së filmit.

Ndërsa filmi nuk është gjerësisht i disponueshëm në kontinent, kompania me e madhe e transmetimeve në Afrikën e Jugut e vuri atë në dispozicion në kanalet me pagesë.

Adhuruesi i këngëtares Beyonce, Kgosi Motsoane thotë se diaspora afrikane, përfshirë afrikano-amerikanët, kanë të drejtë t’i referohen asaj që disa e shohin si kulturë “afrikane”.

Bashkë-themeluesi i projektit Bare Stories, Kgosi Motsoane tha se atij kryesisht i pëlqente filmi.

“Mendoj se në disa aspekte filmi “Black is King” mund të ishte përmirësuar. Për shembull, si anëtar i komunitetit homoseksual, unë do të kisha dashur të shoh një përfaqësim më të madh të këtij komuniteti. Unë e di që ajo punon me shumë njerëz me orientim homoseksual, por unë do të doja ta shihja këtë të përfaqësuar në ekran”.

Prezantimi në ekran nga këngëtarja Beyonce i kulturës dhe fuqisë afrikano-amerikane vjen në një kohë kur Senatorja demokrate, Kamala Harris u bë afrikano-amerikania e parë që u zgjodh si kandidate për nënpresidente.

“Gratë afrikano-amerikane kanë qenë gjithmonë në nivelin më të ulët tëhierarkisë sociale në këto platforma. Prandaj ngritja e tyre në këto platforma të rëndësishme, kritike, dhe me ndikim të madh është vërtet inkurajuese”, tha bashkë-themeluesi i projektit Bare Stories, Kgosi Motsoane.

Studenti Sibusiso Mathebula thotë se filmi i këngëtares Beyonce e frymëzoi atë që të punojë në projektin e tij për të treguar më shumë histori afrikane. /VOA