Filmat fantastiko-shkencorë, një vështrim mbi prodhimet e reja në Netflix dhe futurizmin utopik

Filmat e ashtuquajtur sci fi ose fantastiko shkencorë, duket se janë rikthyer fuqishëm së bashku me periudhën e veçantë kohore në të cilën po jetojmë. Vlen të përmendim këtu dy seriale, prodhime të Netflix: ‘Lapsis’ dhe ‘Tribes of Europe’.

Filmi ‘Lapsis’ e shikon të ardhmen e botës në mënyrë satirike, ku kompanitë ndërkombëtare punësojnë kontraktorë të pavarur për të instaluar kompjuterët e gjeneratës së re ‘quantum’.

Në punësimin e tyre nuk janë të përfshirë paga minimale apo përfitime të tjera të kujdesit social. Filmi i regjisorit Noah Hutton i referohet kompanive globale, të cilët kanë CEO dhe aksionerë të cilët pasurohen duke munduar punonjësit në kushte ekstreme punësimi.

Ndërkohë që filmi tjetër ‘Tribes of Europe’ është një serial i prodhuar nga regjisorit fitues i çmimit Oscar me filmin ‘Jetët e tjerëve’ Baxmeyer dhe gjithashtu autor i serialit gjerman ‘Dark’. Në të ardhmen utopike të serialit të tij, bota është e ndarë në një sërë fraksionesh apo fisesh, por më shumë do të zbuloni duke ndjekur serialin e tij në ‘Netflix’.