Fillon puna në Durrës- Prokuroria mbledh dosjet e objekteve të dëmtuara nga tërmeti

Organi i akuzës në Durrës, është duke hetuar në mënyrë të organizuar lidhur me pasojat e tërmetit të 26 Nëntorit.

Ky hetim ka në bazë dy vepra penale, të cilat janë: Ndërtim pa leje, si dhe  shpërdorim detyre.

Në këtë moment hetimi është ndarë në dy pjese. Një grup prokurorësh janë duke hetuar mbi ndërtesat e shembura, tek rrënojat e të cilave janë gjetur edhe 23-viktimat.  Në lidhje me këto objekte, prokuroria po heton investitorët e objekteve, inxhinierët, projektuesit, si dhe zyrtarët që kanë trajtuar lejet e ndërtimit dhe legalizimit.  Mësohet se kjo çështje po hetohet me prioritet, nga katër prokurorë.

Sa i takon grupit të dytë hetimor, ky grup i përbërë nga tre prokurorë do të hetojë mbi objektet, që janë të  pabanueshme dhe të destinuara për t ‘u shembur./ apel.media