Komuna e Mitrovicës ka dhuruar 2 mijë euro nga buxheti i saj për tw ndihmuar Shqipërinw , pas tërmetit të fuqishëm që ka ndodhur sot në mëngjes.
Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, u shpreh se vendimi është marrë me qëllim që të ndihmohen sado pak banorët, të cilët janë përballur sot me lëkundje të forta tërmeti.
“Përkundër mundësive modeste, ne kemi vendosur që qytetarëve të Shqipërisë t’u ndihmojmë me një ndihmë financiare, në mënyrë që sado pak të ndihmojmë në përballimin e situatës së krijuar”, tha ndër të tjerash kryetari Bahtiri./ Apel.a