FIFA gjobit Federatën Shqiptare të Futbollit për incidentet në duelin me Poloninë

FIFA gjobit Federatën Shqiptare të Futbollit për incidentet në duelin me Poloninë, si dhe na mbyll stadiumin për duelin e fundit ndaj Andorrës në Shqipëri. Ky është vendimi i marrë ditën e sotme, ndër...
FIFA gjobit Federatën Shqiptare të Futbollit për incidentet në duelin me Poloninë
Foto: FIFA gjobit Federatën Shqiptare të Futbollit për incidentet në duelin me Poloninë

FIFA gjobit Federatën Shqiptare të Futbollit për incidentet në duelin me Poloninë, si dhe na mbyll stadiumin për duelin e fundit ndaj Andorrës në Shqipëri. Ky është vendimi i marrë ditën e sotme, ndërkohë që FSHF po mendon edhe mundësinë e ankimimit.

NJOFTIMI – “Federata Shqiptare e Futbollit është njohur mbrëmjen e sotme me vendimin e marrë nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s, në lidhje me incidentet e ndodhura në ndeshjen Shqipëri-Poloni, e luajtur më datë 12 tetor 2021 në Air Albania Stadium.

Vendimi i sotëm ndëshkon Federatën e Futbollit me një gjobë prej 150 mijë frangash dhe detyron që të luajë ndeshjen e fundit eliminatore për Kampionatin Botëror “Katar 2022” pa praninë e tifozëve.

FSHF shpreh keqardhjen për këtë vendim të marrë dhe do të ndërmarrë të gjithë masat e nevojshme që situata të tilla, të shkaktuara nga disa individë, mos të ndodhin më në të ardhmen dhe të mos dëmtojnë Kombëtaren tonë në paraqitjen e tyre ndërkombëtare.

Federata do të vlerësojë mundësitë për ankimimin e vendimit brenda afateve të parashikuara”, njofton FSHF përmes një njoftimi të bërë së fundmi.