Fier, posedonte armë zjarri automatik gjatë një konflikti pronësie, arrestohet 55 vjeçari

Policia ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti për motive pronësie në qytetin e Fierit. Sipas policisë janë shoqëruar në komisariat të dy palët e konfliktit, ndërkohë që është sekuestruar edhe...
Fier, posedonte armë zjarri automatik gjatë një konflikti pronësie, arrestohet 55 vjeçari
Foto: Fier, posedonte armë zjarri automatik gjatë një konflikti pronësie, arrestohet 55 vjeçari

Policia ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti për motive pronësie në qytetin e Fierit.

Sipas policisë janë shoqëruar në komisariat të dy palët e konfliktit, ndërkohë që është sekuestruar edhe një armë zjarri automatik dhe municion ushtarak të cilat i përkisnin njërit nga të përfshirit në konflikt.

Policia bën më dije se në pranga ka përfunduar shtetasi me inicialet Z. Rr., 55 vjeç, banues në Kashisht, Fier i akuzuar për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.