Prej mëngjesit të sotëm fshati Levan në Fier është pa energji elektrike.
Shkak për këtë dyshohet të jetë moti I keq me shira të rrëmbyer dhe erë të fuqishme.
Banorët e zonës shprehen se janë ankuar disa herë, por ky problem ende nuk ka marrë zgjidhje. Nga ana e OSHEE nuk ka njoftim për ndonjë avari dhe nuk dihet se përse kjo situatë përsëritet vazhdimisht.
Mungesa e energjisë elektrike bën që përveç dëmeve materiale nëpër banesa, banorët të përballen edhe me frikën e vjedhjeve për shkak të mungesës së ndriçimit./apel.media