Fier, makina përplas motorin, një i plagosur

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Mbrostar.

Raportohet se rreth 20:15, E. S duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka përplasur një motor dhe për pasojë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i motorit i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Është shoqëruar shtetasi E. S në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për identifikimin e shtetasit të dëmtuar dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.