Fier/ Konflikt për motive të dobëta, plagoset me thikë 35-vjeçari

foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë me pasojë plagosjen e një personi është regjistuar paraditen e sotme në qytetin e Fierit.

Sipas policisë ka përfunduar në pranga shtetasi me inicialet B.G 39-vjeç, i cili pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur një 35-vjeçar dhe  është larguar nga vendngjarja.

Njoftimi i policisë:

Plagosi me mjet të mprehtë (thikë) një shtetas, Policia identifikon dhe kap autorin.

Pas njoftimit të marë mbrëmjen e djeshme se në fshatin Baltëz, Fier, është plagosur me mjet të mprehtë (thikë) shtetasi A. K., 35 vjeç, është ngtitur grupi hetimor dhe pas një pune intensive u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar, shtetasit B. G., i cili pas një konflikti për motive të dobëta plagosi me thikë 35-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja.

Shtetasi A. K., ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” shtetasin B. G., 39 vjeç, banues në Baltëz, Fier.