Fier/ ‘CLS-ja’ përplaset me ‘ML-në’, viktima ende në makinë

Pak minuta më parë në Fier janë përplasur 2 automjete, ku deri tani raportohet për një të vrarë.

Viktima ndodhet brenda fuoristradës tip Mercedes Benz ML.

Nuk dihet nëse viktima është qëlluar me armë zjarri pas aksidentit apo atij i është bërë pritë qëllimisht dhe më pas është ekzekutuar.

Burimet bëjnë me dije se i vdekur ka mbetur shtetasi Shkëlzen Kastrati.

Forca të shumta policie kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën. Në zonën ku ka ndodhur ngjarja, vendi i quajtur rrethrrotullimi i Sheqit, janë grumbulluar shumë qytetar.

Disa prej tyre janë tronditur nga vrasja pasi kanë qenë duke kaluar aty me fëmijët. Deri tani nuk raportohet për të lënduar të tjerë.