Fier/ Besimtarët falin Fiter Bajramin në distancë

Besimtarët Myslimanë në Fier kanë falur Fiter Bajramin në distancë si rrallë herë.

Në xhaminë e qytetit të Fierit, falja e Namazit është bërë duke ruajtur distancën, ndërsa është venë re edhe një numër më i vogël besimtarësh, krahasuar me vitet e tjera.

Një pjesë e besimtarëve Myslimanë kanë qenë brenda ambienteve të xhamisë, gjithmonë duke respektuar distancën për shkak të situatës së pandemisë.

Besimtarët i ka uruar edhe myftiu i xhamisë së Fierit Valdrin Mera. /apel.media