Festivali i 8-të Hemingway i Xhazit, Yuri Kim: Thyerja e rregullave dhe normave për të krijuar diçka unike dhe të bukur

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, ka marë pjesë mbrëmjen e djeshme në Festvalin e 8-të Hemingway të Xhazit.

Ambasada Amerikane shkruan se gjatë fjalës së ambasadores, ajo tha se New Orleans është vendi ku lindi xhazi, dhe se si ky zhanër i veçantë i muzikës erdhi nga “thyerja e rregullave dhe normave për të krijuar diçka unike dhe të bukur, diçka që ne të gjithë e njohim si tipike amerikane”.

“Ambasadorja Kim foli mbrëmë në Festvalin e 8-të Hemingway të Xhazit, ku e mirëpriti publikun me një mesazh në lidhje me historinë e muzikës xhaz dhe rolin e saj në kulturën amerikane. Ajo përshkroi mjedisin në Neë Orleans, vendi ku lindi xhazi, dhe se si ky zhanër i veçantë i muzikës erdhi nga “thyerja e rregullave dhe normave për të krijuar diçka unike dhe të bukur, diçka që ne të gjithë e njohim si tipike amerikane”. Ajo falenderoi Hemingway Fan Club të Shqipërisë për organizimin e festivalit dhe për promovimin e letërsisë dhe muzikës amerikane”