Festë e madhe në “Sheshin Skënderbej”, ja cilët janë të ftuar të performojnë natën e ndërrimit të viteve

Edhe këtë vit në “Sheshin Skënderbej” do te festohet ndërrimi i viteve me një koncert gjigand që do mbledhë të gjithë qytetarët për të festuar së bashku.

Erion Veliaj, nëpërmjet një postimi në Instagram fton çdo qytetar që të marrin pjesë në këtë festë gjigande të organizuar në shesh.

Përveç kësaj, ai ka zbuluar edhe emrat e artistëve që do të na shoqërojnë me performancat e tyre natën e ndërrimit të viteve.

Të ftuar janë: Eneda Tarifa, Mariza Ikonomi dhe Elhaida Dani./apel.media