“Festa e Pavarsisë”/ Konsullata në Mynih organizon ceremoninë e veçantë për Shqipërinë

Aktivitete festive për 109 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë janë organizuar dhe nga ambasada të Shqipërisë.

Konsullata e Peëgjithshme e Republikës së Shqipërisë, në Mynih dhe Konsullata e Përgjithshme e Kosovës ne Shtutgart me një bashkëpunim të dy konsujve të përgjithshem, respektivisht Arten Hanku dhe Imer Lladrovci organizuan  ne Shtutgart te Gjermanisë, aktivitetin e Festes Kombetare.

 Ish presidenti Alfred Moisiu ka qenë i ftuari i veçantë.

Festa u zhvillua me ndihmën e palës gjermane nën masat e nevojshme të sigurisë për shkak të situatës pandemike.

Përveç pershendetjeve te rastit evenimenti u konceptua si nje program i shkurtër artistik, i cili kulmoi me premierën e filmit “Zgjoi“ një koproduksion i qendrave te filmit te RK, RSH, R. Maqedonisë se Veriut dhe Zvicrës

Pjesëmarrësit duartrokiten performancën e çiftit te artisteve Gashi, kompozitor dhe këngëtare, si dhe interpretimin profesionist te aktoreve te filmit “Zgjoi“ të vlerësuar nga kritika ndërkombëtare.

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë