Festa e Fiter Bajramit/ Turistët nga Kosova dynden drejt Shqipërisë

Mediat kosovare shkruajnë se radhë të gjata janë krijuar në pikën kufitare me Shqipërinë për shkak të Festës së Fiter Bajramit.

Turistët nga Kosova kanë zgjedhur që Festën e Fiter Bajramit ta kalojnë në Shqipëri. Sipas tyre, me rastin e kësaj Feste kanë zgjedhur të shijojnë edhe bregdetin shqiptar.

Nga ana tjetër nuk dihet se sa radhë ka në pikën kufitare të Morinë-Vërmicës, por mësohet se qytetarët kanë pritur deri në 3 orë për të kaluar kufirin.