Kampionët e Feronikelit kanë prezantuar goditjen e madhenë merkato. Bëhet fjalë për mbrojtësin Ilir Berisha, i cili në të kaluarën ka qenë i grumbulluar nga Kombëtarja shqiptare si dhe përfaqësuesja e Kosovës.
Qendërmbrojtësi u prezantua ditën e sotme te klubi kampion I Kosovës, teksa do të aktivizohet në janar. Vlen të përmendet që në të kaluarën Berisha ka veshur fanellën e Orebros, Gefles, Flamurtarit të Vlorës dhe së fundmi Vesteras.
NJOFTIMI I KLUBIT:
FC Feronikeli konfirmon që ka arritur marrëveshje me futbollistin, Ilir Berisha. Berisha do të mbrojë ngjyrat e klubit nga Drenasi nga afati kalimtar i janarit, gjë për të cilën sot ka vënë firmën në kontratën me klubin.
Ilir Berisha rikthehet në futbollin kosovar, pas përvojës së marrë në arenën ndërkombëtare.
Ai luan në pozitën e qendërmbrojtësit, njihet si futbollist me karakter luftarak dhe i fuqishëm, duke i dhënë kështu edhe më shumë stabilitet mbrojtjes së FC Feronikelit.
Ai ka qenë pjesë e Orebro, Gefle, Flamurtarit të Vlorës, e së fundmi te Vasteras. Ilir Berisha, luan mire në ajër, ai është i njohur edhe për nofkën e tij “Air Berisha”./apel.media