Fermerët kanë afat 3 javë të aplikojnë online me zero dokumenta

Nga 29 Maji, fermerët mund të nisin aplikimet për të përfituar nga Skemat Kombëtare në bujqësi.  Fondi i parashikuar në Skemën Kombëtare për vitin 2020 është 744 milionë lekë dhe pritet të përfitojnë rreth katër mijë fermerë. Fondi do të përdoret për rritjen e konkurrueshmërisë së prodhimeve blegtorale, të prodhimeve bujqësore në mjedise të mbrojtura dhe uljen e kostove të prodhimit, nëpërmjet pagesave të kafshëve të matrikulluara e subvencionimit të çmimit të plastmasës; b) shtimin e sipërfaqeve të mbjella me bimë mjekësore dhe aromatike; c) certifikimin e produkteve bujqësore dhe fermave organike; ç) mbështetjen e diversifikimit të aktiviteteve ekonomike në zonat rurale.

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural ka bërë me dije hapat që duhet të ndjekin aplikantët me qëllim që të kalojnë në fazën e dytë, të përzgjedhjes për mbështetje me fonde. AZHBR   paraqet 4 hapa për aplikim.

Fermerëve u duhet të regjistrohen në e-albania si qytetar me të dhënat e kartës së identitetit, më pas zgjedhin shërbimin “aplikim për skemën kombëtare të mbështetjes për fermerët,”;  në hapin e tretë zgjidhet lloji i fermerit, vendndodhja e fermës, masa dhe sasia për të cilën aplikohet, dhe në fund dërgohet informacioni. Aplikimet bëhen më zero dokumenta dhe do të zgjasin deri më 19 Qershor.