“Ferguson nuk preket”/ Tifozët e Manchester-it të tërbuar me zëvendëspresidentin

Woodward out! Është fushata  më  e re iniciuar  në rrjetet sociale nga tifozët e Manchester United, të inatosur  me zëvendëspresidentin e tyre, pasi e kanë parë këtë të fundit  duke  u grindur me  keq me legjendën e klubit anglez,  Sir Alex Ferguson,  trajneri që udhëhoqi United për cerek shekulli, duke fituar çdo trofe të mundshëm.

Ndërkohë që foto e debatit në tribunën e stadiumit të Southampton, ku United barazoi  3-3 me skuadrën vendase, është bërë virale. Në imazhe  duket Ferguson e Woodward, të cilët  bëjnë gjeste, por  nuk kuptohet nëse  vërtetë po grinden.   Gjithsesi  për tifozët është kështu,  dhe  në rrjetet sociale tani të gjithë po thonë  se “Ferguson nuk preket”./ apel.media