Fëmijët e Harry dhe Meghan marrin titujt mbretërorë/ Princi Archie dhe Princesha Lilibet

Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth, fëmijët e Harry dhe Meghan janë shpallur Princi Archie i Sussex dhe Princesha Lilibet e Sussex.

Ndryshimi është pasojë e konventave të krijuara një vit më parë. Ligjet e vendosura nga Mbreti George V më 1917 thonë se nipërit e monarkut marrin menjëherë tituj mbretërorë, shkruan Revista Bordo.

Kujtojmë që Meghan vitin e kaluar aludoi se ky titull mund t’i mohohej Archie-t për shkak të prejardhjes së tij. Në një intervistë me Oprah Winfrey, Dukesha e Sussex tha se një anëtar i familjes mbretërore kishte shprehur “shqetësime dhe biseda se sa e errët mund të ishte lëkura e tij kur lindi”.

Kjo m’u transmetua nga Harry. Këto ishin biseda që familja kishte me të,” shtoi Meghan, por nuk pranoi të zbulonte se kush ishte i përfshirë në ato biseda. “Kjo do të ishte shumë e dëmshme për ta”, theksoi ajo asokohe.